Futbollisti Drilon Hazrollaj, ka bërë një hap gjigant në karrierën e tij.
Të shtunën u dha lajmi se ai nga edicioni tjetër do të jetë pjesë e Rapidit të Bukureshtit.
E madje ky transferim po llogaritet të jetë deri më tani më i shtrenjti nga lojtarët e Superligës.
Kjo lëvizja ka peshën e hiç më pak se 900 mijë eurosh.
Ai sonte në Klan Kosova u shpreh krenar me këtë arritje.
21 vjeçar të shtunën u prezantua tek klubi rumun.
"Më kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Me thënë të drejtën vazhdimisht kam marrë mesazhe prej fansave të Rapidit që donin të më shihnin aty dhe kjo u realizua. Është një ëndërr e realizuar. Jam shumë i kënaqur, që më është ofruar mundësia të luajë në nivele edhe më të larta se futbolli i Kosovës", u shpreh ai në emisionin Sports Show në Klan Kosova.
Përpos tij tek Rapidi kanë luajtur edhe futbollistë të tjerë nga Kosova si: Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi e Florent Hasani.
Këtë edicion, Drilon Hazrollaj, i ka realizuar nëntë gola si dhe i ka tri asistime.
Rapidi i Bukureshtit, është një nga klubet më të mëdha në Rumani./ Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=XoyHLELokqM
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.