Klankosova.tv ka mësuar se Cluj ka paguar plot 800 mijë euro për mesfushorin e kombëtares së Kosovës, teksa Ballkani do të përfitojë 20% të shitjes së tij të parë nga klubi rumun.
Ky është rekord i ri në futbollin e Kosovës, pasi deri tani shitjet më të shtrenjta ishin ato të Albion Rrahmanit nga Ballkani drejt Rapidit të Bukureshtit dhe Muhamet Hysenit që kaloi nga Llapi te danezët e Horsens.
Të dy kushtuan nga 600 mijë euro.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.