Klubi futbollistik Feronikeli 74, ka publikuar një video në Facebook me anë të cilit ka paralajmëruar një transferim tejet të bujshëm.
Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kosovës Herolind Shalën, i cili kthehet në vendlindje pas pensionimit në vitin 2025.
Skuadra e fundit në të cilin ishte aktivizuar Shala ishte Partizani i Shqipërisë.
34 vjeçari pati rol goxha aktiv edhe në paraqitjet te "Dardanët" duke ofruar një siguri goxha të madhe në pjesën defansive të mesfushës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.