Një nga kandidatët për trajner të Fenerbahçes, Luciano Spalletti, i është përgjigjur negativisht ofertës së verdhë kaltërve.
Pas largimit të Jose Mourinhos, Fenerbahçe vazhdon kërkimet për një trajner të ri dhe po zhvillon bisedime si me kandidatë vendas, ashtu edhe me të huaj.
Njëri prej emrave të huaj në listën e klubit turk ishte trajneri italian Luciano Spalletti.
Ai i dha një përgjigje negative Fenerbahçes.
Sipas lajmit të Fanatik, Luciano Spalletti e refuzoi ofertën e ardhur nga Fenerbahçe sepse dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen e tij.
Spalletti në muajin qershor u shkarkua nga kombëtarja italiane për shkak te mungesës së rezultateve me "azzurrët". Spalletti në vitin 2023 e kishte shpallur kampion Napolin në Serie A për herë të parë pas 33 vitesh.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.