Eurobasketi vazhdon me ndeshjet e fazës së grupeve dhe befasitë nuk mungojnë.
Bosna dhe Hercegovina ka arritur të mposhtë Greqinë me rezultat 80:77, duke bërë, një hap të rëndësishëm drejtë kualifikimit tutje.
Skuadra që po udhëhiqet nga strategu Beçiragiq, njëherësh edhe trajner i Trepçës, ia shkaktoi humbjen e parë Greqisë së yjeve. Në mungesën e yllit kryesor, Dzanan Musa, ishte Jusuf Nurkiq ai që shkëlqeu me double-double prej 18 pikëve dhe 10 kërcimeve.
Derisa Sloukas ishte më i miri te grekët me 15 pikë. Bosnja me këtë fitore ka shkuar në rekordin dy fitore dhe dy humbje, derisa grekët pas tri fitoreve pësuan humbjen e parë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.