Trajneri i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides do të jetë përzgjedhës i ri i përfaqësueses së Shqipërisë.
Qiprioti, që në fillim të këtij viti mori drejtimin e skuadrës nga kryeqyteti – pasi shkëputi kontratën me klubin rumun Energia, të entjen në Tiranë ka firmosur kontratë njëvjeçare me Federatën Shqiptare të Basketbollit.
Ai do t’i prijë Shqipërisë në eliminatoret Eurobasket 2017, në të cilat Shqipëria është renditur në Grupin F, bashkë me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Gjeorgjinë.
Ndeshjet kualifikuese fillojnë më 31 gusht dhe përfundojnë më 17 shtator të këtij viti.
Constantinides nuk e ka pësuar asnjë humbje me Prishtinën prej marrjes së drejtimit të skuadrës.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.