Trajneri i FCSB-së, Elias Charalambous, ka paralajmëruar një përballje të fortë kundër Dritës së Gjilanit në kuadër të rundit të tretë të Europa League.
Në konferencën për shtyp, Charalambous konfirmoi mungesën e mbrojtësit Risto Radunovic, për shkak të një problemi fizik, ndërsa sulmuesi Denis Alibec mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi që mund të kërkojë operacion.
“Radunovic nuk do të luajë nesër. Sa i përket Alibec, ende presim një vendim përfundimtar nga mjekët,” u shpreh ai, sipas Telegrafit, përcjell Klankosova.tv.
Taktiku e përshkroi Dritën si një skuadër të organizuar dhe të disiplinuar, dhe theksoi rëndësinë që skuadra rumune të paraqitet në nivelin më të mirë të mundshëm.
“Kjo është vetëm pjesa e parë e përballjes. Gjithçka mund të ndodhë në Kosovë. Është thelbësore të jemi të fokusuar dhe me humor pozitiv”, ka shtuar ai.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.