Trajneri i goditjeve standarde i Arsenalit, Nicolas Jover, i kishte kërkuar Declan Rice-t që të krosonte te goli i parë nga goditja e lirë.
Bëhet fjalë për golin e parë në fitoren 3:0 të Arsenalit ndaj Real Madridit mbrëmë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, bashkëlojtari i tij, Bukayo Saka, e këshilloi ndryshe:
"Nëse e ndien të godasësh, atëherë jepi, godite.”
Pjesa tjetër...dihet. Rice goditi dhe mposhti Thibaut Courtois-in e Realit. Ai realizoi edhe së dyti herë nga fauli por në një pozitë më të përshtatshme për të goditur.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.