Skuadra gjermane Augsburg, ku luan futbollisti i Kosovës Elvis Rexhbeçaj, ka reaguar për ndeshjen e mbrëmshme ku "Dardanët" humbën minimalisht kundër Turqisë me rezultat 0:1 në "Fadil Vokrri".
Ekipi i Rexhbeçajt i inkurajoi futbollistë kosovarë ta mbajnë kokën lart duke vlerësuar kampanjën e zhvilluar.
Po ashtu u komentua edhe paraqitja e 28 vjeçarit, për të cilin u tha se bëri një paraqitje të guximshme.
Ai u zëvendësua nga ish-futbollisti i Werder Bremen, aktualisht i Beshiktashit, Milot Rashica.
Trajneri kësaj Manuel Baum, deklaroi se "do të ishte një sensacion nëse Kosova do të kualifikohej".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.