Futbollisti Edon Zhegrova, është qortuar keq nga trajneri i Kosovës Primozh Gliha.
Nuk dihet akoma arsyeja e këtij veprimi të Glihas.
Në pamjet e publikuara nga gazetari Arlind Sadiku, "10-shi i Kosovës" tërhiqet për krahu nga selektori slloven.
Ngjarja ndodhi në ndeshjen Rumania - Kosova, teksa loja ishte ndërprerë për disa momente për shkak të provokimeve nga ana e tifozëve rumunë.
Këta të fundit shfaqën një baner me mbishkrim "Kosova është Serbi".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.