05.04.2017 · përditësuar para 3387 dite1 min lexim
Trajllerit të filmit më të ri të Shia LaBeouf i është shitur vetëm një biletë në Britaninë e Madhe.
Kjo pasi në premierën e tij ''Man Down'' arkëtoi vetëm 7£ gjatë fundjavës e që ka vlerë rreth 8.70 dollar amerikan, njofton Klan Kosova.
Vlen të theksohet se filmi me përmbajtje ushtarake, u luajt vetëm në një teatër në Burnley dhe raportohet se do të vazhdojë të shfaqet atje përsëri.
''Man Down'' po ashtu u lirua në të njëjtën kohë edhe në mënyrë digjitale përmes shërbimeve online, kështu që tifozët e LaBeouf e panë të arsyeshme më shumë të shohin filmit me komoditet në shtëpitë e tyre, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.