Një djalosh katër vjeçar, e ka humbur shikimin e tij për shkak të një gjendjeje të çuditshme mjekësore që i shkakton gjakderdhje në sy, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Sagar Dorji nga India, vetëm së fundmi ka zbuluar se ka këtë sëmundje. Prindërit e tij dëshpërimisht u kanë drejtuar qendrave mjekësore për të diagnostifikuar sëmundjen e tij, mirëpo nuk kanë mundur t’i përballojnë financiarisht testet e kërkuara mjekësore.
Nëna e tij Kusum, ka thënë se problemi ka filluar tre muaj më parë. Ajo thotë se fillimisht sytë e tij kishin dalë jashtë e më pas kanë filluar të gjakojnë.
Testet kushtojnë rreth 135 dollarë, por babai i tij ka thënë se nuk ka mundësi financiare që t’i mbulojë këto shpenzime.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.