Mëngjesi i së hënës fshatin Vollkovë të Shkupit e gjeti me gjak dhe lot.
Një krim i rëndë ka tronditur fshatin kur një qiramarrës ka qëlluar dhe ka vrarë me disa të shtëna pronarin e shtëpisë ku banonte, si dhe ka plagosur edhe djalin e mitur të pronarit, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Plusinfo, i dyshuari është barrikaduar në një nga dhomat, duke mos lejuar afrimin e policisë. Pas disa kohësh, ai i dha fund jetës së tij.
Për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar për motivin e vrasjes dhe as për rrethanat që çuan në këtë tragjedi të tmerrshme.
Fqinjët të tronditur nga ngjarja thonë se asgjë nuk e paralajmëronte një tragjedi të tillë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.