Filmi “T’padashtun” me regji të Edon Rizvanollit, i zgjedhur si propozimi zyrtar i Kosovës për Çmimet Oscar, do të shfaqet në Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë
Ky film është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.
Filmi flet për një djalë të vetmuar adoleshent që jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që vazhdimisht hyn në telashe, ndërsa e kërkon pranimin e saj. Rikthimi i traumave të nënës së tij të shkaktuara nga lufta, të cilat ajo i’a mban të fshehura, ia rrotullojnë botën e tij përmbys.
Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.