Tottenhami e ka konfirmuar emëruar Thomas Frankun si trajner të ri të skuadrës.
Frank ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028 me Tottenhamin, shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano.
Romano tha se marrëveshja mes Tottenhamit dhe ish-trajnerit të Brentfordit është arritur disa ditë më parë, transmeton Klankosova.tv.
Gjashtë ditë më parë, Tottenhami ka shkarkuar kryetrajnerin, Ange Postecoglou, megjithëse ai e udhëhoqi ekipin drejt fitores në Europa League, duke i dhënë fund një thatësire prej 17 vitesh pa trofe për klubin.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.