Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar blerjen e një lojtari të ri.
Bëhet fjalë për japonezin Kota Takai, nga skuadra e Kawasaki Frontale.
Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionët në fuqi të Europa League.
Detajet financiare nuk u zbuluan, por sipas mediave britanike kampionët e Europa League, paguan një tarifë prej pesë milionë paundësh (6.82 milionë dollarë) për të.
20 vjeçari është produkt i akademisë së të rinjve të Frontale, ishte pjesë e skuadrës që nuk arriti të fitonte titullin elitar të Ligës së Kampionëve të Azisë, pasi pësoi një humbje 2-0 ndaj Al Ahli të Arabisë Saudite në finalen e majit.
Takai është qendërmbrojtësi i tretë që i bashkohet klubit të Londrës Veriore këtë verë, duke e forcuar më tej mbrojtjen e tyre pas mbërritjes së Luka Vuskovic nga Hajduk Split dhe Kevin Danso , huazimi i të cilit nga RC Lens u bë i përhershëm.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.