Lajmet e fundit

Skuadra e Tottenhamit kërkon sonte fitoren e tretë radhazi në UEFA Europa League.
Anglezët janë nikoqirë të skuadrës holandeze Alkmaar Zaanstreek në duelin që fillon nga ora 21:00, raporton Klankosova.tv.
Ekipi nga Londra ka fituar dy ballafaqimet e para në EL, pasi fillimisht mposhti ekipin nga Azerbajxhani, Qarabag FK me rezultat 3-0, kurse në ndeshjen e dytë triumfoi në Hungari te Ferencvarosi me rezultat 1-2.
Nga ana tjetër AZ Alkmar fitoi kundër Elfsborgut suedez sfidën e parë 3-2, kurse në të dytën humbi nga Athletic Bilnao, 2-0.