Toronto Raptors ka mposhtur rivalët e Boston Celtics me rezultatin 96-78 duke e blinduar vendin e parë në Konferencën e Lindjes.
Për të dyja këto skuadra kanë mbetur edhe katër ndeshje nga sezoni i rregullt me Toronto që ka tre fitore më shumë së Celtics.
Ekuilibri mes dy skuadrave në parket zgjati për pak më shumë se një periodë, kjo sepse në mesin e fraksionit të dytë, Toronto mori frenat e lojës në dorë.
Për Boston që këtë radhë e ndjeu më shumë se kurrë mungesën e Kyrie Irving, më të mirët në parket ishin Marcus Morrids me 21 pikë dhe Greg Monroe me 17 pikë.
Toronto nga ana e tij tregoi forcën e grupit, me De Rozan shënoi 16 pikë, ndërkohë që Van Vleet dhe Ibaka e mbyllën sfidën me 15 pikë secili.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.