Super ballafaqimi i konferencës lindore mes Torontos dhe Boston Celtics do të hapë mëngjesin e së premtës në kanalet sportive të platformës Artmotion.
Dy skuadrat që po tregojnë formë të
mirë kohëve të fundit kërkojnë konsolidim në pozitat e para të tabelës për të siguruar fazën play off. Ky duel fillon të premten nga ora 01:00 e mëngjesit dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
01:00 TORONTO RAPTORS – BOSTON CELTICS ART SPORT 1
Ndeshja e mëngjesit të së premtes është e treta mes Torontos dhe Bostonit.
Që të dyja takimet i takuan 17 herë kampionëvë të NBA, që si objektiv kanë edhe fitoren e tretë përballë kanadezëve të Torontos. Deri më tani Bostoni rënditet në vendin e 4 me 18 fitore e 17 humbje, por është në seri fantastike prej tre fitore rresht.
Nga ana tjetër, Toronto Raptors pas një starti të dobët, kanë arritur ta marrin veten dhe tani e shohin veten në mesin e tabelës. Djelmoshat e Nick Nurse do kërkojnë revanshin dhe të konsolidohen në vendet që të dërgojnë në fazën e mëtutjeshme. Përndryshe kanadezët deri më
tani kanë seri prej 17 fitore e 17 humbje që renditen një vend më poshtë se Bostoni, në pozitën e 5.
Kryendeshja mes dy pretendentëve për 4 pozitat e para të lindjes në NBA, zhvillohet të premtëen në mëngjes nga ora 01:00 dhe transmetohet , drejtpërdrejt në Art Sport 1.
PESËSHET E MUNDSHME STARTUESE
TORONTO: Chris Boucher, Stanley Johnson, DeAndre’ Bembry, Norman Powell, Kyle Lowry.
BOSTON: Tristan Thompson, Daniel Theis, Jayson Tatum, Jaylen Brown, Kemba walker
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.