Indiana Pacers dhe Toronto Raptors dhuruan spektakël në përballjen mes tyre në Bankers Lufe Fieldhouse.
U desh koha shtesë për të përcaktuear futiesin e kësaj përballjeje pasi koha e rregullt u mbyll me shifrat e barabarta 85-85. Të udhëhequr nga Lowry dhe DeRozan, që realizuan secili 28 pikë, kanadezët ishin më të saktë në kohën shtesë duke e mbyllur takimin me 7 pikë avantazh, 94-101.
Pavarësisht kësaj humbjeje Pacers mbeten në zonën Play-off në Konferencën e Lindjes.
Zhgënjen Miami Heat ndaj Charlotte Hornets me shifrat 106-109. Në AmericanAirlines Arena loja e mirë e Luol Deng, që shënoi 22 pikë nuk i mjaftoi skuadrës nga Florida për të shmangur humbjen, pasi në pjesën e dytë Hornets e rritën ndjeshëm ritmin duke marrë kryesimin, të cilin nuk e lëshuan deri në fund të takimit.
Atlanta Hawks e udhëhequr nga Tim Hardaway regjistroi suksesin e 40-të sezonal ndaj Denver Nuggets. 116-98 shënonte tabela elektronike në fund të takimit në parketin e “Philips Arena”.
Për Nuggets kjo ishte humbja e tretë radhazi, që do të thotë shumë më pak shanse për skuadrën nga Denveri për të kapur zonën Play Off. Ndërkohë San Antonio Spurs nuk hasi vështirësi përballë Prtland Trail Blazers, duke regjistruar suksesin e 58 sezonal.
McCollum dhe Lillard, edhe pse shkëlqyen në radhët e Blazers, nuk mundën ta ndalnin furinë e vendasve, që shpërthyen në pjesën e dytë, për ta mbyllur përballjen me 8 pikë avantazh 118-110.
Në takimet e tjera të mbrëmjes Philadelphia 76-ers Washington Wizards përfundoi 94 – 99, Chicago Bulls iu imponua118-102 Brooklyn Nets, Milwaukee kaloi me lehtësi 96-86 Memphis Griezlis, ndërsa Utah Jazz mposhti 103-69 Phoenix Suns.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.