Një tornado i rrallë e ka goditur qytetin Zierikzee të Holandës duke lënë një person të vdekur dhe dhjetë të lënduar.
Era e fortë i dëmtoi disa rrugë ndërkaq shërbimet e emergjencës po e vlerësojnë shkallën e dëmeve që kjo erë e ka sjellë.
Në videot që po qarkullojnë në media sociale shihet një gufim uji afër këtij qyteti që njihet si qytet peshkimi.
Tornadoja erdhi në formë të stuhisë që po përshkonte një rrugë nga jugu i Holandës e deri te veriu i këtij shteti, duke shkaktuar shira në shumë pjesë të saj.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.