Lajmet e fundit

Torino ka shënuar fitore ndaj Milanit, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e shënoib Duvan Zapata, në minutën e 26', teksa Ivan Ilic e realizoi golin e dytë në minutën e 40'. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Ricardo Rodriguez u përkujdes për golin e tretë.
Kuqezinjtë golin e vetëm në ndeshje e shënuan me anë të Ismael Bennacer, i cili realizoi nga penaltia në minutën e 55'.
Milani mbetet në vendin e dytë me 74 pikë të grumbulluara, teksa Torino në pozitën e nëntë me 53 sosh. /Klankosova.tv.