Gjatë ditës së diele do të zhvillohet ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale ndërmjet Pejës dhe Trepçës në basketboll.
Dy takimet e para të zhvilluara në sallën “Minatori”, iu kanë takuar vendasve.
Spektakël dhe atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna pamë në dy ndeshjet e para.
Megjithëse, si duket janë prishur raportet në mes dy tifozerive. Pasi deri më tash kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme, njofton Klankosova.tv.
Pavarësisht kësaj, tifozët e Trepçës, “Torcidat” kanë paralajmëruar udhëtim drejt Pejës.
“"Ata e dijnë kush sundon n'tribinë" Të dielën udhtojmë për në Pejë,andaj sot prej orës 15:00 ne stadiumin "Riza Lushta" në ndeshjen TREPÇA Vs Besa, ata që duan të na u bashkangjiten duhet me ardh dhe me shkru emrin”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Në dispozicion i kemi 6 autobusa të paguara nga Komuna e Mitrovicës ndërsa bileta kushton 3€”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.