Skuadra e kryeqytetit, Sigal Prishtina ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin nga Mitrovica, Drilon Hajrizi.
Kjo ka bërë që tifozët e Mitrovicës të hidhëron e madje ta shpallin Hajrizin tradhtar.
“I bëjmë thirrje kryesisë së KB TREPÇA që të jenë të vëmendshëm dhe sy qelë, sepse kjo edhe njëherë e dëshmon fajtorin e ndarjes në 2012,pra qytetin nuk e keni mrapa nëse e lejoni rikthimin e tij. Drilon je tradhtari ma klasik që ka pas qyteti i Minatorit,je personi që i ke irritu komplet dashamirët e sportit nr 1 në qytet,pra mos të shkon asnjëherë ndërmend rikthimi. Zyrtarisht. TRADHTAR I QYTETIT”, shkruan në reagimin e tyre në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Sipas tifozëve të Mitrovicës, ata nuk e lejojnë që Hajrizi të veshë fanellën e gjelbërt ndërsa të ëndërrojë atë ngjyrë të kaltër, duke iu referuar kështu fanellës së Sigal Prishtinës.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.