Ngjitja në shkëmbinjë në Pejë ka filluar të zhvillohet nga viti 2002 duke u inicuar nga Italiani Mauro Barizone dhe alpinisti Pejan Agim Haçku, ndërsa të rinjët që ju bashkuan kësaj iniciative krijuan klubin e parë në Kosovë të njohur me emrin "Marimangat e Pejës".
Ky klub është shumë aktiv dhe është i fokusuar gjithnjë në krijimin e sportistëve të rinjë të ngjitjes si dhe të zhvillojë infrastrukturën duke hapur vija të reja të ngjitjes në shkëmbinjet e Grykes së Rugovës, e gjithashtu duke menaxhuar ushtrimet në palester në murin artificial.
Përveç sportit, klubi është i fokusuar që ngjitjen në shkëmbinjë ta ofrojë edhe si atraksionit turistik për vizitorët në Pejë. Për këtë, nga data 3 deri me datën 11 Qershor në Pejë ka qëndruar një grup i ngjitsave profesional nga Italia të cilët radhiten gjithashtu në ngjitës me fam botërore. Gjatë kësaj kohe grupi ka hapur vija të reja, kan zhvilluar ngjitje direkte, dhe kanë ofruar trajnime për të rinjët në drejtim të sportit të ngjitjes. Gjithashtu pjesë e programit ishte zhvillimi i një dokumentari që do të shfaqet në festivalet më të medha të bjeshkataris në Itali por edhe ne botë me qëllim të promovimit të Pejës si destinacion i ngjitjes në shkëmbinjë dhe vend atraktiv për tu vizituar nga adhuruesit e ngjitjes dhe natyrës.
Federica Mingola e cila është një ngjitëse profesionale në nivel botëror tha se është e mahnitur me Grykën e Rugovës e cila është një parajsë për ngjitje dhe ofron mundësi të shumta për të gjitha nivelet e ngjitjes duke filluar nga ato amatere e deri në ato profesionale.
Tani janë hapur disa vija në shkëmbinjë dhe ka mundësi të hapjes edhe shume vija të tjera. Ky vend shumë shpejt mund të shëndrohet në një destinacion me interes botëror për ngjitje dhe të hyj në hartat botërore të ngjitjes. Tani jemi duke e zhvilluar edhe një dokumentar përmes së cilës do ta bëjmë promovimin dhe do të ndikojm që Peja dhe ngjitja në Pejë të njihet edhe në nivel ndërkombetarë.
Ndërsa Luca Andreozzi, i cili gjithashtu radhitet në elitat e ngjitjësve në Itali dhe trajner i ngjitjes ne Firence në komentin e tij veçoj se përveç potencialeve në shkëmbinjë në Pejë ka parë një vullnet të madh të të rinjëve të cilët dëshirojn të përfshihen në ngjitje por që ju mungon një murrë adekuat për të ushtruar e që në të ardhmen këta të rinjë të jenë pjesë e garave botërore dhe olimpike.
Nol Krasniqi nga Marimangat e Pejës i cili ishte pjesë e organizimit të kësaj ngjarje tha se nga pjesmarrësit Italian kan pasur përfitime të mëdha në drejtim të sportit të ngjitjes, njohuri në teknika të reja të ngjitjes, zhvillimin e ushtrimeve, përfitim në pajisje si dhe së bashku do ta promovojm Pejën si destinacion të ngjitjes dhe destinacion të turizmit të aventures permes dokumentarit në festivale të filmave të cilin janë duke e realizuar. Njëherit një falendërim i veçant shkon për Mauro Barisone i cili ka organizuar gjith këtë ngjarje shumë te rendesishme per Pejën, si dhe komunën e Pejës e cila ka kontribuar në këtë drejtim dhe është duke e përkrahur ngjitjen në shkëmbinjë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.