Dy gjigantët e basketbollit të femrave, Prishtina dhe Bashkimi, ndeshen edhe njëherë me njëra-tjetrën në një duel interesant që i përket xhiros së 18-të të elitës së basketbollit femëror në Kosovë.
17:00 PRISHTINA – BASHKIMI ART SPORT 1
Kanë histori të gjatë mes tyre e tani synojnë edhe fitoret e radhës në kohën kur faza e nxehtë e playoff-it po afrohet. KBF Prishtina pret në "Pallatin e Rinisë dhe Sporteve" rivalet e përbetuara të KBF Bashkimit.
Ky duel luhet të premten me fillim nga ora 17:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
17 ndeshje janë luajtur deri më tani në EBC Ligën e Femrave, e me plot meritë në pozitën e parë qëndrojnë prizrenaset e Bashkimit.
Vashat nga Prizreni kanë 15 fitore dhe vetëm 2 disfata në këto 17 duele. Nga ana tjetër, kryeqytetaset janë në pozitën e dytë në tabelë me 11 fitore dhe 6 disfata, teksa kanë pikë të barabarta edhe me pozitat 3 dhe 4 në renditje.
Në ndeshjet e sezonit të rregullt deri më tani dy fitore kanë Bashkimi, teksa një herë ka triumfuar Prishtina.
Për shkak të rëndësisë dhe rivalitetit që ky duel përcjell konsiderohet si një nga ata që nuk duhen humbur në elitën e basketbollit kosovar të femrave.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.