Grupi "Tool" ka publikuar muzikën e vet të re pas një kohe shumë të gjatë.
Ikonat e metalit i kanë lënë fansat të presin për material të ri për më shumë se një dekadë, me albumin e tyre të fundit "10.000 Days" të realizuar më 2006, shkruan NME.
Sidoqoftë, ata mbrëmë ndanë dy këngët e tyre të reja, "Descending" dhe "Invisible" të cilat mund t'i shihni në videot më poshtë.
Të dy këto këngë pritet të jenë të përfshira në albumin e tyre të ri, i cili sipas bateristit të "Tool", Danny Carey, pritej të dilte në prill.
https://www.youtube.com/watch?v=CyUgw8ji74w
https://www.youtube.com/watch?v=peu3IzsYrSQ
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.