Juventus po planifikon të rikthejë në Serie A mesfushorin italian Sandro Tonali, aktualisht te Newcastle United.
Sipas mediave italiane, bardhezinjtë e shohin 25-vjeçarin si përforcim ideal për mesfushën, transmeton klankosova.tv.
Tonali, që u transferua nga Milani në Angli për 55 milionë funta, ka shkëlqyer me mbi 50 paraqitje dhe 7 gola.
Dëshira e tij për t’u rikthyer në Itali mund ta lehtësojë marrëveshjen, ndërsa Juventusi pritet ta bëjë një nga objektivat kryesorë të verës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.