Tom Jones është bërë njeriu më i vjetër në krye të tabelës së albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, pasi rekordi i tij i ri “Surrounded By Time” shkoi drejt në numrin një.
Uellsiani 80-vjeçar ka kaluar Bob Dylan, i cili kryesoi listën qershorin e kaluar në moshën 79 vjeç me Rough and Rowdy Ways, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.
E ndjera Dame Vera Lynn mban rekordin e përgjithshëm pasi koleksioni i saj i hiteve më të mëdha në vitin 2009 shkoi në numrin një kur “Forces' Sweetheart” ishte 92-ta.
"Unë jam i ngazëllyer përtej fjalëve", tha Tom për Official Charts Company.
Vendosja e një rekordi të ri të tabelës, ai tha, ishte "i jashtëzakonshëm, thjesht i pabesueshëm".
Në fillim të muajit Tom Jones në një intervistë për BBC kishte konsideruar zërin e tij si akoma të ri.
“Kështu që unë vetë mund të jem plakur, por zëri im është akoma i ri".
Regjistrimi i tij i fundit e gjen atë edhe një herë duke i interpretuar disa nga këngët e ti më të pëlqyera nga fansat - nga baladat “The Windmills of Your Mind”, e cila fitoi Oskarin për “Këngën më të Mirë” në 1969.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.