Deri në 10 mijë tifozë japonezë do të lejohen si spektatorë në vendet olimpike Tokyo 2020, pavarësisht paralajmërimeve nga punonjësit e shëndetit.
Spektatorët jashtë shtetit janë tashmë të ndaluar, por organizatorët thanë se tifozët vendas mund të marrin pjesë, duke siguruar që turmat nuk i kalonin 50% të kapacitetit të hapsirës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Tifozëve nuk do t'i lejohet të bërtasin ose të flasin me zë të lartë, dhe duhet të mbajnë maska në fytyrën gjatë gjithë kohës.
Lojërat Olimpike janë planifikuar të fillojnë më 23 korrik, ndërsa Paraolimpiadat pasojnë një muaj më vonë, nga 24 gushti.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.