Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është zbuluar “një tjetër varr monumental” në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias.
Këtë zbulim, Rama e cilësoi si një dëshmi të gjallë të ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë shqiptare, “që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike”.
Gërmimi arkeologjik, tha Rama, u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë, ndërkohë që po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.