Ardian Krasniqi ka arritur të korri fitoren e nëntë në përballjen e tij të nëntë profesionale.
Ai ka fituar ditën e shtunë me nokaut në Nuremberg.
Për këtë fitore ka shkruar për nipin e tij, ish-kampioni i Evropës, Luan Krasniqi, shkruan klankosova.tv.
Ai është shprehur krenar për arritjet e Ardianit. Ndër të tjera ai thotë se titulli i kampionit gjerman ka mbetur i tyre.
“Urime nipit tim Ardianit për fitoren e 9-të në luftën e tij të 9-të profesionale. Ai fitoi dje në Nuremberg me nokaut, kështu që titulli DM mbetet me ne. Jam krenar për arritjet e tij dhe pres me padurim të ardhmen me të”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.