Gjon Muharremaj po vazhdon vizitën e tij në Shqipëri.
Emri i njohur tashmë për tregun muzikor si ‘’Gjon’s Tears’’, u nderua dje nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, njofton Klan Kosova.
“Ti je një shqiptar i mirë, dua që të jesh një shembull edhe për djemtë dhe vajzat e tjerë”, u shpreh Veliaj, teksa e shpërndau edhe videon në rrjetin social facebook.
Këngëtari me prejardhje nga Suhareka, së fundmi mori pjesë në Eurovision, duke e përfaqësuar shtetin e Zvicrës, vendi ku ka lindur dhe është rritur.
Ai me këngën ‘’Tout l'Univers’’, zuri vendin e tretë në festival.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.