Mijëra shqiptarë janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbej” të Tiranës për të dëgjuar dhe parë nga afër këngëtaren Rita Ora derisa i performon hitet e saj botërore.
Ora pati një paraqitje të veçantë për publikun pos këngëve të saj, ajo bashkë me grupin e saj të vallëzimit e kanë performuar edhe “Vallen e Rugovës”.
Rita ishte veshur me të zezë, ndërsa valltarët afër saj në të kuqe, ngjyra këto që simbolizojnë flamurin kombëtar.
Këngëtarja mori brohoritje të mëdha të publikut, të cilët i kënduan edhe këngët e saj të gjitha, njofton KlanKosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.