Derisa turistët kanë filluar të kthehen, prapë se prapë nuk është vrulli i vizitorëve që shihej para pandemisë.
Kthimi i turistëve të huaj në New York mund të ndihmojë që “Times Square” ta rikthejë shkëlqimin.
Times Square ka qëndruar prej kohësh si një emblemë e New Yorkut, por pas përhapjes së virusit COVID-19, ai u bë një epiqendër e hershme e pandemisë globale, shkruan AssociatedPress, transmeton Klankosova.tv.
Tashmë tre të katërtat e bizneseve të asaj zone janë rihapur pasi shfaqjet në Broadëay filluan të rihapen vetëm për personat që janë vaksinuar.
Midis atyre që shpresojmë të rifillojnë janë biznese që nuk kujdesen drejtpërdrejt për turistët, por janë pjesë e ekosistemit argëtues të qytetit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.