Minnesota Timberwolves ka humbur në shtëpi nga Memphis Grizzlies me rezultat 95-104.
Ata humbën me nëntë pikë epërsi pasi që shpërdoruan dy avantazhe, 22 pikë epërsi në çerekun e dytë dhe 25 pikë epërsi në çerekun e tretë.
Desmond Bane me 26 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te mysafirët dhe në ndeshje në përgjithësi.
Në anën tjetër, D’Angelo Russell me 22 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë te vendësit.
Kështu, Memphisi e ka rikthyer epërsinë e terrenit vendës dhe tashmë udhëheq 2:1.
https://www.youtube.com/watch?v=6qAeiRGk3rw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.