Familja e gruas e cila u bë viktimë nga sulmi i një tigri, ka paditur pronarët e kopshtit zoologjik, për 250000 funte.
Incidenti tragjik ka ndodhur kur një grua del nga vetura e parkuar brenda kopshtit zoologjik, dhe tigri siberian i afrohet dhe e rrëmben në shpejtësi.
Kjo ka ndodhur në një park të kafshëve të egra në Pekin të Kinës, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Një burrë dhe një grua më pas dalin nga vetura dhe i vihen pas tigrit. Ndërsa një tigër tjetër, sulmon nënën e vajzës.
Nga ky incident, vajza nuk ka vdekur por është nëna ajo që ka humbur jetën.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.