Manchester City arriti në finalen e katërt radhazi të Kupës FA pasi u rikthye nga disavantazh për të mposhtur Southamptonin me rezultatin 2-1.
Megjithatë, një skenë para ndeshjes tërhoqi vëmendje të veçantë. Kur stafi dhe lojtarët e Cityt mbërritën në Wembley, përpara se të hynin në stadium, kishte shumë tifozë përgjatë korridorit nga i cili po kalonin. Megjithatë, jo të gjithë ishin në anën e Citizens, shkruan Index.hr, raporton KlanKosova.tv.
Një video po shpërndahet në rrjetet sociale ku shihet një burrë, me sa duket një tifoz i Arsenalit, duke i bërtitur Pep Guardiolës. "
Pep, lejo Arteta-n (trajneri i Arsenalit) të fitojë ligën. Ke fituar mjaftueshëm. Le të fitojë Arteta diçka. Të mallkoftë, të urrej! Ma ke shkatërruar jetën!", bërtiti tifozi.
Arsenal fans outside Wembley are begging Pep to let Arteta win the league ?? pic.twitter.com/de9Mm4FwDo
— ?? (@Cityzen_Jnr) April 25, 2026
City dhe Arsenali janë në një betejë të ashpër për titullin e Premierligës angleze, të cilin Arsenali nuk e ka fituar që nga viti 2004 .
“Topçinjtë” janë aktualisht në vendin e parë me një avantazh prej tre pikësh ndaj rivalëve të tyre, por kanë edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.