Tifozët kanë eskaluar në përballjen e sontme basketbollistike midis Rahovecit dhe Vëllaznimit qe po luhet në Palestrën "Mizair Isma".
Pas përfundimit të pjesës së parë, tifozët e të dyja klubeve kishin nisur të fyhen në mënyrë të ndërsjellë.
Më pas, Kuqezinjtë e Jakovës kishin filluar t'i shkulnin karriget dhe t'i hidhnin ato, e që kishte pasuar me ata të Rahovecit duke gjuajtur gjësende.
Policia kishte intervenuar duke i nxjerrë jashtë tifozët në fjalë, dhe pas qetësimit të situatës, ndeshja mes dy klubeve kishte vijuar.
https://youtube.com/shorts/gSG4cMZIcVI?si=eXlGipynY0ILb2eB
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.