Tifozët e Feronikelit ’74 kanë hyrë në fushë gjatë ndeshjes kundër Dukagjinit në kuadër të Superligës.
Për këtë arsye, ndeshja është ndërprerë për rreth 15 minuta.
Gjithçka rinisi vetëm pasi u zbraz pjesa e stadiumit ku ishin të vendosur "Tigrat e zi", raporton Klankosova.tv.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 27-të, ndërsa vazhdoi pas minutës '40.
Aktualisht, rezultati në “Rexhep Rexhep” është 1-0 për Dukagjinin. Golin e vetëm deri më tani e shënoi Ilir Syla në minutën e 13-të. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.