Sigal Prishtina është mposhtur në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet nga Vëllaznimi, në finalen e Ligës Unike, 91-88.
Koha e rregullt e këtij super dueli përfundoi me rezultat të barabartë, 78-78, andaj për ta kuptuar ekipin që e ngre lartë trofeun, u nevojitën vazhdimet.
Pas pesëminutëshit shtesë, “Kuq e Zinjtë” festuan në folenë e “Plisave”, transmeton Klankosova.tv.
E tifozët e kuqezinjve, krijuan atmosferë të zjarrtë e festive pas fitores së shumëpritur të Vëllaznimit.
Në pamjet e dërguara nga lexues të Klankosova.tv, në Gjakovë kumbonte gëzimi i përkrahësve.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.