Tifozët e Real Madridit po i bëjnë thirrje trajnerit Xabi Alonso që të shesë një lojtar pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës për Klube.
Xabi Alonso, i cili po merrte përsipër ndeshjen e tij të parë për Realin, la titullarë Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold. Lojtarë si Jude Bellingham dhe Rodrygo gjithashtu luajtën nga fillimi, për të mos përmendur Fran Garcian, i cili u vendos në pozicionin e mbrojtësit të majtë.
Por Garcia dështoi t’i impresiononte tifozët e Realit në rrjetet sociale, pasi ata duan që ai të shitet këtë verë, njofton Klankosova.tv
Tifozët u ankuan për aftësitë e tij mbrojtëse dhe konsiderojnë se ai ishte “lojtari më i keq në fushë” në stadiumin Hard Rock në Miami të Floridës.
Një përdorues i X shkroi: "Nuk kam parë kurrë një sulmues krahu më të dështuar që luan në pozicionin e mbrojtësit sesa Fran Garcia, i cili nuk kupton asnjë aspekt të pozicionimit mbrojtës. Derisa një tjetër shtoi: "Fran nuk mund ta përballojë presionin në klub. Fatkeqësisht i kufizuar. Shpresoj që Franco të bëjë një ndryshim të madh sa më shpejt të jetë e mundur."
Real Madridi barazoi 1-1 në ndeshjen ndaj Al-Hilalit. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.