Gjatë ditës së martë, Federata e Basketbollit të Kosovës publikoi orarin e ndeshjeve të finales së Playoff-it në Prince Caffe Superligen e Kosovës në basketboll.
Aty u bë e ditur se ndeshja e parë do të zhvillohet në Mitrovicë, duke filluar nga kjo e mërkurë nga ora 20:00.
Kjo nuk i ka pëlqyer tifozëve të Pejës, të cilët kanë komentuar kundër në publikimin e FBK-së në rrjetin social "Facebook", pasi duan që seria e ndeshjeve finale të fillojë në qytetin e tyre, me arsyetimin se ekipi që përkrahin ishte renditur më lart në tabelë se sa Trepça gjatë sezonit të rregullt.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.