Sonte zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale midis Interit dhe Milanit në Ligën e Kampionëve.
Interi gëzon epërsinë para takimit, pasi ka fituar 0:2 në takimin e parë.
Ekipi i Klan Kosovës po qëndron në vendin e ngjarjes, ku edhe e ka sjellë për publikun kosovar atmosferën që po ngjet atje.
“Gjatë tërë ditës ka pasur atmosferë të ndeshjes, por sidomos tash që është duke u afruar koha, termini i gjysmëfinales, sigurisht që është duke u shtuar”, ka thënë Sadiku në Info Magazine të Klan Kosovës.
Mirëpo, gjatë raportimit të Sadikut, një grup tifozësh të zjarrtë interistë e rrethuan atë, duke bërtitur 'Forza Inter', gjë që është një prej indikacioneve që ekziston një ekzaltim më i madh i interistëve teksa ekipi i tyre lufton të kthehet në finale pas 13 vjetësh.
https://www.youtube.com/watch?v=wIx0FIMQaio
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.