Ndeshja mes ekipit serb Cërvena Zvedza dhe atij spanjoll, Celta Vigo në kuadër të Evropa Ligës, e luajtur në Beograd, përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.
Por, tifozëritë e dy klubeve duket se nuk patën interesim shumë për futboll, sa për politikë.
“Delije”, tifo-grupi famëkeq serb i “Yllit të Kuq”, u paraqit me një koreografi të madhe me fjalën “Ciganë” (Cigani), që ishte mesazh për fansat kundërshtarë.
E këta të fundit patën një mesazh edhe më skandalozë. “S’ka dorëzim” mbi hartën e Kosovës të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb qëndronte para rreth 1000 tifozëve spanjollë që kishin shkuar në “Marakana”.
Nuk dihet nëse tifozët e kanë vendosur atë transparent me vetëdije, apo dikush ua ka vendosur pa dijeninë e tyre. Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga klubi spanjoll. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.