Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, nuk ishte në dispozicion në ndeshjen deri ndaj rivalit lokal Milan për shkak të etheve, por sipas La Gazzetta dello Sport pritet të rikthehet shumë shpejt në fushë.
Francezi u detyrua të mungojë për arsye shëndetësore dhe jo për shkak të ndonjë lëndimi fizik, gjë që fillimisht krijoi shqetësim te stafi teknik. Megjithatë, gjendja e tij është përmirësuar dhe pritet që shumë shpejt të rikthehet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.
Sipas raportimeve nga Italia, ekziston optimizëm që Thuram të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të rëndësishme në Serie A ndaj Atalanta.l, së bashku me Pio Esposito në sulm.
Rikthimi i tij do të ishte një lajm i mirë për zikaltërit, pasi sulmuesi francez mbetet një nga armët kryesore të repartit ofensiv të Interit./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.