Sonte do të luhet seria e pestë e finaleve të Konferencës në NBA, ku Oklahoma City Thunder do ta kërkojë fitoren e radhës ndaj Minnesotas.
OKC e ka shansin e artë pasi është vetëm një fitore larg finales së madhe të NBA, pasi udhëheq serinë e fitoreve prej 3-1.
Ndeshja e fundit ishte spektakël i vërtetë, ku OKC shënoi fitore dramatike 128:126 ndaj Minnesotas, njofton Klankosova.tv.
Në këtë takim shkëlqeu Shai Gilgeous-Alexander, duke shënuar 40 pikë, duke e afruar kështu OKC-në me vetëm një fitore larg finales.
Kjo ndeshje transmetohet sonte në ora 02:30 në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.