Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov postoi disa video në kanalin e tij Telegram, me të cilat pretendon se ushtarët çeçenë morën nën kontroll qytetin e Lysychansk.
Qytetarë të shumtë shihen në rrugë, derisa një ushtar çeçen dëgjohet duke thënë "Shiko, ata po qajnë. Ja ku është, gëzim në sy."
Këtë të dielën e konfirmoi edhe Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu.
Derisa nga Ukraina nuk e pranuan direkt se qyteti është nën kontrollin e rusëve.
"Sistemet e mbrojtjes ajrore janë përforcuar nga njësitë e Qarkut Ushtarak Lindor të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Në drejtimin e Donetsk, pushtuesit po përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore në sigurimin e pozicioneve në zonën e Lysychansk." tha Oleksandr Shtupun, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Marrja e Lysychansk do ta afronte Moskën me qëllimin e saj të deklaruar për të pushtuar të gjithë rajonin e Donbasit të Ukrainës.
https://www.youtube.com/watch?v=IwST8UrXtqM
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.