12.09.2015 · përditësuar para 3972 dite1 min lexim
Kjo me siguri është një dukuri që nuk ju ndodh ta ndeshni përditë. Princesha Mary e Danimarkës është fotografuar teksa merr nga kopshti dy fëmijët e saj...me biçikletë.
43-vjeçarja ia doli të duket elegante si gjithnjë, ndërsa kishte veshur një fund lëkure të ngushtë dhe një këmishë transparente. Dy binjakët e vegjël, Princesha Josephine dhe Princi Vincent, ishin ulur në një kosh përpara biçikletës dhe duket se e shijuan shumë xhiron, ndërsa drejtonin gishtin drejt gjërave që u tërhiqnin vëmendjen.
Princesha Mary ka lindur në Australi dhe në gusht të këtij viti u cilësua si 'Princesha me më shumë stil' për të dytin vit rradhazi.
/Shqiptarja
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.