Lajmet e fundit

Një zjarr i madh në Francë, që ka shkatërruar rreth pesëmijë hektarë në zonën e Ponteves, është vënë nën kontroll, kanë njoftuar autoritet franceze.
Ministri i brendshëm, Laurent Nunez e ka përshkruar këtë si një përparim të madh, duke vlerësuar edhe përpjekjet e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e madh prej 1000 zjarrfikësve e njësive ushtarake.
Ai ka treguar edhe për plagosjen e katër zjarrfikësve.
"Mendimet e mia janë me katër zjarrfikësit e plagosur dje kur një kamion cisternë për zjarre u përmbys.”, ka deklaruar ministri francez.
Nunez ka njoftuar se një person është arrestuar, si i dyshuar për zjarrvënie.
"Një i dyshuar për zjarrvënie është arrestuar nga xhandarmëria dhe është lënë në paraburgim.", ka thënë ai.
Nryshe, gjatë përballjes me zjarret, janë lënduar një numër i madh i zjarrfikësve, derisa janë arrestuar edhe mbi 160 persona. /Klankosova.tv